Pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Gostivarit, kandidati për kryetar, Nevzat Bejtes, i cili nuk arriti të fitojë mandatin përballë Aki Valbon Limanit, falënderoi qytetarët që e mbështetën gjatë fushatës dhe ata që besuan në ndryshimin, njofton TS.
Në një fjalim pas përfundimit të zgjedhjeve, Bejtes theksoi keqpërdorimet e financave komunale gjatë 8 viteve të fundit dhe shpresoi se institucionet e shtetit do të ndërhyjnë për të hetuar rastet e dyshuara të keqpërdorimit nga administrata e kaluar.
“Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe besoj se çdo gjë do të dalë në pah si duhet. Të gjithë qytetarëve që votuan për mua, u falënderoj shumë për mbështetjen dhe besimin e tyre,” tha Bejtes.
Rezultatet e numërimit treguan se kandidati Aki Valbon Limani ka fituar mandatin për kryetar të komunës së Gostivarit./TS