Sulmuesi Neymar Junior ka rinovuar kontratën e tij me Santos, ndërsa shpreson të arrijë formën optimale në mënyrë që të thirret nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, për Kupën e Botës.

Ka qenë vetë Santos që, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se Neymar do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni.

33-vjeçari beson se mund të marrë një thirrje nga kombëtarja për ta udhëhequr në Kupën e Botës, ndërsa më herët tekniku italian i dha një shpresë duke deklaruar se, nëse ai do të jetë 100% gati, do të grumbullohet në ekip.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com