Përmendorja e kryetarit të parë të Shkupit, i cili ka shërbyer rreth një dekadë, do të vendoset së shpejti. Ish-kryetari i Shkupit, Josif Mihajlloviq-Jurukoski ka vepruar në periudhën 1929-1941, duke u llogaritën si “babai i Shkupit modern”, raporton SDK.

Qyteti i Shkupit për buxhetin e vitit 2026 ka planifikuar një milion denarë për krijimin e memorialit të Mihajlloviq – Jurukoskit.

“Vlerësuarm që ky personalitet, babai i Shkupit modern, meriton një pikë referimi të tillë në kryeqytet. Programi parashikon para për këtë qëllim,” thotë Tanja Balaq, udhëheqësja e Departamentit të veprimtarive publike në Qytetin e Shkupit.

Josif Mihajloviq u lind më 28 maj të vitit 1887, ndërsa ndërroi jetë më 11 mars të vitit 1941.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume