Nuk duhet të harrojmë: Zuli Demiri ishte më shumë kandidat i Ziadin Selës sesa i VLEN-it. Rritja e votës në Vrapçisht erdhi falë Adnan Azizit!
Rami Mislimi
Kandidati i pavarur Zuli Demiri ka qenë kryekëput kandidat i Ziadin Selës. Kushdo që e mohon këtë ose mundohet t’i humbë gjurmët e humbjes, ose shkel mbi mundin e të tjerëve. Një fakt tjetër i gjallë është se rritja e votës për Zuli Demirin ka ardhur falë angazhimit të madh të Adnan Azizit. Askush nuk mund të më bindë se rritja nga 500 vota në mbi 4000 vota ka ndodhur rastësisht.
Kjo rritje e fuqishme ka emër dhe mbiemër: Adnan Azizi dhe Lëvizja BESA.
Ndërsa humbja në Vrapçisht, duam apo nuk duam, më shumë i faturohet Ziadin Selës sesa VLEN-it.
Sela gjatë gjithë jetës së tij politike ka vepruar me inate e jo me aleanca apo kalkulime politike. Sa herë që ka vendosur i vetëm, në kokën e tij, ka pësuar humbje drastike.
Përzgjedhja e tre kandidatëve në zgjedhjet lokale të tetorit ka qenë vendim personal, pa miratimin e shumicës në partinë e tij, dhe fundi ishte i dhimbshëm jo vetëm për AKI-në, por mbi të gjitha për vetë partinë pa emër të Selës.
Sot Selës i faturohet humbja e katërt, dhe ai ndodhet në një rrugë shumë të rrezikshme politike. Është mbetur në një rrugë qorre.
As me AKI-në, as me VLEN-in?
Në AKI nuk e do Arben Taravari, ndërsa në VLEN nuk e do Bilall Kasami.
Prandaj politika kërkon që llogaritë të mos bëhen individualisht, por përmes konsultimit me të gjithë anëtarësinë dhe strukturat partiake.
Pavarësisht humbjes në Vrapçisht dhe Gostivar, është një shpresë për shqiptarët. Ata që dënuan BDI-në dje, nesër do ta votojnë më fuqishëm për t’i treguar VLEN-it se populli të jep mundësinë, por nëse nuk i përfaqëson të dēnon.
Dhe si përfundim të këtij muhabeti nëse mbahen zgjedhjet, ashtu siç ka paralajmëruar Arben Taravari, forca më e fuqishme për t’i mbrojtur shqiptarët në këtë shtet do të ishte bashkimi i tre subjekteve politike: BDI – Taravari – Lëvizja BESA.
Ky bashkim i politikës shqiptare në vitin 2026 shihet si një forcë serioze për mbrojtjen e dinjitetit shqiptar.
Çdo kombinim tjetër nuk do ta ketë takat
Për takatin e VLEN-it në këtë qeveri nuk shkruaj, më shumë takat kam unë në qeverinë e Mickovskit sesa i gjithë VLEN-i bashkë.