Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa në disa segmente rrugore janë të pranishme kushte të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e saj të mëngjesit mbi gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Nga LAMM rikujtojnë se mbetet në fuqi obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com