Procesi i numërimi të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit. Tanimë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke numëruar votat me kusht, përderisa ato me postë dhe nga përfaqësitë diplomatike tashmë janë numëruar.

Nga votat me kusht,ku janë numëruar 50,88%, në përditësimin e fundit të KQZ bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje (VV), është e para me 49.48%, ose 2,064 vota.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 19.40%, ose 809 vota.


Pas tyre, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 11.12%, ose 464 vota.

Parti e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 7.58%, ose 316 vota./Periskopi

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com