Protesta e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut ka nisur dhe ka bllokuar lëvizjen e kamionëve në pikat kufitare të këtij shteti. Protestës i janë bashkuar edhe Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi.
Arsyeja është kufizimi i qëndrimit në BE në vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, që sipas kamionistëve ua pamundëson punën normale dhe i trajton si turistë, jo si punonjës. Ata kërkojnë dyfishimin e ditëve të qëndrimit dhe paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë 7 ditë pa ndërprerje, deri në zgjidhjen e kërkesave.
Ndalimi i punës po dëmton edhe kompanitë e huaja që punojnë me ta, ndërsa gjatë protestës nuk do të lejohet kalimi i kamionëve nga Europa. Do të lejohen vetëm kamionët me kafshë të gjalla, ilaçe dhe municione, si dhe nuk do të ketë pengesa për udhëtarët./Artin Halili -TS/
Mgid