Është parandaluar një tentativë për krim serioz ndërkombëtar, gjatë së cilës janë sekuestruar nëntë pistoleta, prej të cilave pesë me fuqi të lartë depërtuese, ndërsa një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është privuar nga liria dhe ndodhet në paraburgim.
Rasti është zbuluar të martën në mbrëmje nga zyrtarët doganorë në pikën kufitare Bogorodicë, në dalje nga shteti, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti me targa maqedonase, të drejtuar nga një shtetas maqedonas. Gjatë kontrollit, në pjesën e kulmit të automjetit, mes llamarinës dhe tapicerisë, janë gjetur pistoleta të markës “Crvena Zastava”.
Rasti i është dorëzuar Departamentit për Hetime pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, i cili e ka privuar nga liria personin dhe, pas ndërmarrjes së veprimeve paraparaprake hetimore, ndaj tij është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “mbajtje e paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materiale shpërthyese”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Me urdhër të prokurorit publik, personi ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet janë në vazhdim.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com