Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut, ndërsa në vende më të larta do të ketë reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 0 deri 10 gradë celsius.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, dhe në male me reshje bore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume