Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale bore…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të dendura priten në pjesët perëndimore, ku lartësia e mbulesës së dëborës në zonat malore dhe në disa vende më të larta pritet të rritet deri në 25 cm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -7 deri në 1°C, ndërsa ato ditore nga -2 deri në 5°C.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme bore me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Mgid