PSG i ka dhënë lamtumirën trofeut të parë sezonal, Kupës së Francës, pasi u mposht në mënyrë surprizë në fazën e 1/16-ave. Kampionët në fuqi u përballën në derbi me ekipin e Paris FC, që këtë vit gjithashtu u ngjit në ligën e parë franceze.
Sfida u dominua nga të besuarit e Luis Enriques, të cilët nuk mundën dot të gjenin rrugën e rrjetës. Goli i vetëm që kaloi ekipin Paris FC në fazën tjetër u shënua nga Ikone në minutën e 74’.
Në këtë ndeshje, PSG u paraqit me disa ndryshime në formacion, të cilat u shfrytëzuan më së miri nga kundërshtari.
Mgid