Pas publikimit për “marrje ryshfeti” në TetovaSot, policia e arreston punonjësin e Gjykatës Themelore në Gostivar (VIDEO)
Më 20.01.2026, rreth orës 20:10, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Rostushë e privuan nga liria A.J. (49) nga fshati Prisojnicë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti” sipas nenit 357 të Kodit Penal.
Sipas kallëzimit të bërë nga N.A. nga fshati Kalishtë, Komuna e Vrapçishtit, A.J. – i punësuar në Gjykatën Themelore të Gostivarit – ka kontaktuar mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ka ofruar që, për shumën prej 100 eurosh, t’ia fshijë një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe ndalesën për drejtimin e automjetit për gjashtë muaj, duke pretenduar se dokumentet kishin mbërritur tek ai për ekzekutim dhe se mund t’ia “kryente punën”.
Siç është raportuar, N.A., në emër të shokut të tij, e ka kontaktuar A.J.-në dhe kanë rënë dakord të takohen në një objekt hotelierik në Gostivar. Pas takimit, ai e ka informuar A.J.-në se është gazetar dhe se po xhiron, pas së cilës A.J. është përpjekur të arsyetohet duke thënë se po bënte shaka dhe ka tentuar të largohet.
A.J. është ndaluar në stacion policor dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.