Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pasi është intervistuar sot në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë nga Prokuroria Speciale, në kohën sa e ka udhëhequr këtë dikaster.

Në postimin e tij, Peci tha se në Prokurori dha sqarimet e tij, pas kallëzimit penal që u ngrit nga LDK-ja, përmes, siç është shprehur ai, “ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri.”.

Për këtë rast, ai paralajmëroi denoncim për kallëzim penal të rrejshëm.

“Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës. “

Sipas tij, Guri, “përmes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, duke deponuar një kallëzim të rrejshëm penal kundër meje si ministër.”

“Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën!”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com