Mark Guehi është bërë lojtari më i ri i Man. Sitit, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore. Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon.

Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime, që kur Pep-i arriti nga Bajern Munihu më 1 korrik 2016. Xhek Grilish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e Pep Guardiolës.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​Bajern Munihu dhe Mançester Siti, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro.

Ai pasohet nga Hoze Murinjo (1.72 miliardë euro), Masimiliano Alegri (1.6 miliardë euro), Karlo Ançeloti (1.56 miliardë euro) dhe Diego Simeone (1.55 miliardë euro).

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com