Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtëtëror të Zgjedhjeve dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtëtor të Zgjedhjeve janë paraqitur 16 kandidatë, prej të cilëve gjashtë janë nga përbërja aktuale – juristi i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Boris Kondarko, ekonomisti i diplomuar dhe magjistër i shkencave ekonomike dhe financave, nga fshati Neproshtenë – Tearcë, Abdush Demiri, jurisi i diplomuar nga Shkupi, Aleksandar Dashtevski, juristja e diplomuar nga Gostivari, Ditmire Shehu, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër në ekonomi, financa, kontabilitet dhe auditim nga Tetova, Svetllana Karapetrova dhe juristi i diplomuar dhe magjistër i së drejtës administrative dhe administratës publike nga Delçeva, Angelço Ristov.

Kandidatë tjerë të paraqitur për përbërjen e re janë edhe Bojan Mariçiq, jurist i diplomuar dhe magjistër i së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane dhe studimeve bashkëkohore evropiane nga Shkupi, Viktorija Avramovska-Madiq, juriste e diplomuar dhe magjistre e së drejtës juridike nga Shkupi, Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çajle, Gostivar, Marija Mitanovska-Dimovska, juriste e diplomuar nga Shkupi, Daniela Markoska, juriste e diplomuar nga Shkupi, Elita Shuki, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe noterisë nga Shkupi, Dobre Jançev, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, aplikon për kryetar dhe anëtar, Beti Gjorgieska, inxhiniere e diplomuar në elektroteknikë nga Shkupi, Ivana Kostadinoska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Blagoja Geshoski, defektolof i diplomuar, doktor i shkencave të defektologjisë nga Prilepi.

Komisioni Shtëtëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë). Kandidatët për anëtarë të KSHZ-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë jurist të diplomuar me të paktën tetë vjet përvojë pune si jurist dhe të mos jenë anëtarë të ndonjë organi të partisë politike.

Për përbërjen e re të KPMD-së janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë – anëtari aktual Limko Bejzaroski, Kire Vasilev, Usein Elezoski, Meri Ivanovska, Natasha Amdiu, Zhaklina Damçeska, Shemshi Sallai, Mile Stojanovski, Goran Neshevski, Nesime Jashari Luma, Irfan Limani, Elita Shuki, Daniela Stojanoska Zhingovksa dhe Xhihan Ahmed.

Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Gjatë zgjedhjes duhet të zbatohen parimet për përfaqësim adekuat të të gjitha grupeve shoqërore, parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive dhe pjesëmarrjes së balancuar gjinore.

Për anëtar të Komisionit mund të zgjidhet person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë 240 kredi sipas EKTS-së ose shkallën VII/1 të arsimit dhe të ketë minimum shtatë vjet përvojë pune nga sfera e të drejtave të njeriut prej të cilave pesë vjet në sferën e barazisë dhe mos diskriminimit dhe të mos jetë bartës i ndonjë funksioni në parti politike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com