Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, më 09.01.2026 rreth orës 20:00, kanë privuar nga liria K.L. (26) dhe një e mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë, pas një incidenti në Tetovë.
Siç raporton Tetovasot, arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili ka deklaruar se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale lidhur me një automjet të parkuar „Volkswagen“ me targa të Shqipërisë, është sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, K.L. ka tentuar të përdorë një send të mprehtë, ndërsa e mitura e ka goditur me një send të fortë.
Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse.
Mgid