Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën mbi situatën e përmbytjeve që kanë prekur vendin, duke bërë një krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf.”
Kjo deklaratë vjen ndërsa Shqipëria përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Mgid