PLD: Takimi i liderëve si klub mashkullor i pushtetit, Zaikova si e vetmja grua-lidere pa ftesë për pjesëmarrje
“Rezultati i pritshëm i takimit ‘të liderëve’ është 0% ekonomi dhe 100% politikë. Një njësi zgjedhore ka kuptim VETËM ME LISTA TË HAPURA!!! Përndryshe, si edhe sot, vetëm disa meshkuj do të vazhdojnë të përcaktojnë fatin e Maqedonisë, në vend të qytetarëve. Pushteti dhe financat do të mbeten tek ata, ndërsa për popullin – copa. Me lista të hapura do të ketë përfaqësues më të përgjegjshëm, dhe kështu edhe më shumë para për qytetarët,” reagoi kryetarja e Partisë Liberal-Demokrate, Monika Zaikova, në profilin e saj në Facebook pas takimit të sotëm të liderëve që u mbajt në Klubin e deputetëve.
Sipas njoftimeve nga PLD, një takim i liderëve ka kuptim vetëm nëse diskutohet për çështje të rëndësishme që ndikojnë direkt në jetën dhe standardin e qytetarëve, e jo vetëm për heqjen ose mbajtjen e qeverisë teknike si temë e izoluar dhe boshe. Megjithatë, e vetmja grua-lidere nuk mori ftesë për të marrë pjesë në tavolinën e takimit.
Edhe pse Zaikova është pjesë e Parlamentit dhe e vetmja grua-lidere e një partie në Maqedoni, organizatorët e takimit të liderëve vendosën të ftojnë vetëm përfaqësues të partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend.
“Takimet e liderëve nuk duhet të jenë fushë për intrigat ditore politike dhe për të treguar forcën, por duhet të ofrojnë zgjidhje dhe vendime që kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit”, theksojnë nga partia.