Gjatë kontrollit në Kumanovë, policia ka zbuluar mjete të cilat shfrytëzohen për hapjen me force të dyerëve dhe bravave

Ndaj kumanovarit 40 vjecar është ngritur kallëzim penal, për shkak se tek ai u gjetën mjete të ndryshme që përdoren për thyerjen e bravave dhe hapjen me dhunë të dyerëve, të cilat sipas policisë së Kumanovës, “paraqesin vepër penale”.
Bëhet fjalë për personin me iniciale Z.Ç. (40) nga Kumanova, të cilin policia e kapi në një veturë së bashku edhe me një person tjetër. Gjatë kontrollit, policia zbuloi dhe sekuestroi 28 çelësa universalë për hapjen e bravave, si dhë më shumë mjete tjera që përdoren në këtë funksion.
Pas dokumentimit dhe grumbullimit të plotë të dëshmive, policia e Kumanovës paralajmëron kallëzim penal. Procedura është në rrjedhë e sipër, konform dispozitave ligjore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com