Vesa Luma ka shpjeguar së fundmi arsyen e mungesës së saj disa ditore nga rrjetet sociale.

Përmes një postimi, këngëtarja ka bërë të ditur se ka kaluar një javë pa publikuar asgjë, pasi ka qenë e angazhuar me virozat e djalit dhe burrit të saj, Lianit dhe Gerit, shkruan Indeksonline.

Ajo thekson se kjo periudhë nuk i ka lënë shumë kohë të kujdeset për veten, megjithatë, sipas tyre, ajo nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Me nota humori, Vesa e ka mbyllur postimin duke iu referuar vetes si një “burrneshë”, duke marrë menjëherë reagime pozitive nga ndjekësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume