Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me ish-lojtarin e Ligës Kombëtare të Basketbollit Amerikan (NBA), Shaquille O’Neal, raporton Anadolu.
Erdoğan dhe O’Neal, luajtën basketboll në Qendrën e Zhvillimit të Basketbollit Turkcell në Stamboll dhe hodhën nënshkrime mbi topat e basketbollit.
Erdogan dhe O’Neal pozuan gjithashtu për foto me sportistë të rinj, shkruan AA.
Të pranishëm në aktivitet ishin ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Askın Bak, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, zëvendëskryetari i AK Partisë Halit Yerebakan, deputetët e AK Partisë Mustafa Varank, Cuneyt Yuksel, Alpay Ozalan, Mehmet Muharrem Kasapoglu, Unal Karaman, presidenti i Federatës së Baketbollit të Turqisë, Hidayet Turkoglu, zëvendëspresidenti i Federatës së Baketbollit të Turqisë, Harun Erdenay dhe presidenti i Shoqatës Botërore Etnosport, Bilal Erdogan.