Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është “thellësisht e nderuar” nga ftesa personale e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Në një postim në rrjetin X, Osmani shkruan:
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit @realdonaldtrump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në ndjekjen e një bote më të sigurt. Udhëheqja e vërtetë nuk flet vetëm për paqen, por e realizon atë. Pikërisht këtë po bën @POTUS Trump përmes kësaj iniciative historike. Amerika ndihmoi në sjelljen e paqes në Kosovë. Sot, Kosova qëndron fuqishëm si aleate e Amerikës, gati për të ndihmuar në përparimin e asaj paqeje. Historia mban mend ata që ndërmarrin hapa të guximshëm për të ndërtuar paqen dhe ne jemi të gatshëm.”

Ky është një hap i rëndësishëm në forcuarjen e marrëdhënieve Kosovë-Shtetet e Bashkuara dhe në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com