Prokurori i përgjithshëm iranian paralajmëron kryerje të veprimeve “ligjore” kundër protestuesve “pa mëshirë”
Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, tha dje se procedurat ligjore kundër protestuesve do të kryhen “pa butësi, mëshirë apo qetësim”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim.
“Të gjitha akuzat kundër trazuesve janë të njëjta”, tha Movahedi Azad, raportoi Tasnim. “Qoftë ata individë që kanë ndihmuar trazuesit dhe terroristët në shkatërrimin dhe dëmtimin e sigurisë dhe pronës publike, apo mercenarë që kanë marrë armët dhe kanë shkaktuar frikë dhe terror mes qytetarëve”.
Prokurori i përgjithshëm tha se “të gjithë kriminelët janë armiq në këtë çështje”, shkruan CNN.
Prokurori i Teheranit tha të premten edhe se aktet e vandalizmit që synojnë pronën publike do të konsiderohen “moharebeh”, e përkthyer si “shpallje lufte kundër Zotit”, sipas Tasnim.
Dënimi për “moharebeh” përfshin ekzekutimin.