Prokuroria dhe Policia aksion në Prishtinë, katër persona dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet
Prokuroria Themelore e Prishtinës, bashkë edhe me Policinë e Kosovës po e zhvillojnë një aksion.
Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Kaltrina Shala.
Dy të dyshuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.
“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në baze të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-së. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë.”, tha ajo.