Prokuroria Publike ka hapur hetim ndaj dy persoanve të dyshuarve për shantazh dhe abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës. Hetimi është hapur për dy vepra penale: Sulm seksual dhe përdhunim dhe veprën penale shantazhë. Personit në cilësinë e të dyshuarit të parë i ngarkohen dyja veprat, ndërsa të dytit vetëm abuzimi seksual.
“I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e viktimës ka kryer akte seksuales ndaj personit të mitur nga Komuna e Likovës, ndërsa e ka detyruar për akte seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas e ka shantazhuar se do t’i publikon fotografitë e saja eksplicite derisa nuk ia jep 20 mijë euro” – Prokuroria Publike.
Ndërkohë organi i akuzës ka dhënë urdhër që celularët e personave të dyshuar dhe celulari i viktimës të dërgohen për ekspertizë.
“Prokuroria Publike do të vazhdon të ndërmerr masa hetimore. Në interes të hetimit është i domosdoshëm mbrojtja e viktimës së mitur. Prokuroria kërkon raportim me kujdes për rastin në fjalë” – Prokuroria Publike.
Nga hetimi pritet të dalin të gjitha dëshmitë për dyshimet e bazuara se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilëve nëse i përputhen veprimet me veprat penale, do të përfshihen në hetim.
Në deklaratën para prokurorisë, e mitura ka pranuar se është shantazhuar dhe abuzuar seksualisht. Për shantazhin që i është bërë është detyruar t’i japë rreth 20 mijë euro, prej të cilat 12 mijë i ka marrë kursime nga shtëpia ndërsa 8 mijë të tjera i ka kërkuar nëpër të afërmit e saj. Nëse paratë e zhvatura kanë përfunduar vetëm në xhepin e personit të dyshuar për shantazh ose jo, këtë prite ta konfirmon hetimi dhe gatishmëria e të dyshuarit për të bashkëpunuar me organet ligj zbatuese.
Shantazhi ka ndodhur për më tepër se gjashtë muaj. Në dyshimet e para policia kishte hetuar në më tepër pista, për më shumë persona të përfshirë. Kjo ishte konfirmuar edhe nga numri i personave të thirrur në biseda informative. Një pjesë e personave të thirrur janë intervistuar vetëm për kontaktin që kanë pasur dhe bisedat me të miturën për t’i dhënë para borxh dhe ka rezultuar që nuk kanë shantazhuar dhe as abuzuar me të miturën.