Banorët e Kumanovës që vite më parë punuan në bazat amerikane në Irak dhe Afganistan, do të protestojnë çdo ditë, nga e hëna deri të premten, për shkak të vendimit të Drejtorisë të Ardhurave Publike (DAP), për të tatimuar në mënyrë retroaktive, fondet që kanë marrë bazuar në pagën e tyre të vitit 2020.
Qytetarët kanë kërkuar rishikim të vendimeve dhe ndalimin e mbledhjes së detyruar nga DAP.
Sipas njoftimit për media, protestat do të zgjasin nga ora 14:00 deri në 16:00, kurse do të organizohen para objektit te Drejtorise te Ardhurave Publike (DAP) Kumanovë.
Mgid