Ejup Berisha

Më parë mendonim se e keqja e jonë si komb janë
të gjithë kombet e tjera të rajonit rreth neshë e ne shqiptarët jemi kombi më i mirë në botë. Gjatë kohë duke i vëzhguar dhe parë sjelljet, lëvizjet dhe akcionet e disa individëve shqiptar në realitet po e shohim se e keqja jonë kemi qenë dhe jemi ne vetë e pastaj të tillë me ne janë të tjerët. Këtyre ditëve duke e shfletuar përkujtuesin e ngjarjeve dhe nismave politike vendore dhe rajonale mu kujtua një e tillë politiko-ekonomike rajonale e cila fillimisht është quajtur Minishemgeni Ballkanik. Kjo Ide është e vitit 2008, ndërsa për çudi ideator i saj është një Kosovar. Kush është ai pra bëhet fjalë për ish Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Më vonë e njëjta nismë është riemruar si Ballkani i hapur, kuptohet me aktorë të tjerë politik vendor dhe rajonal. Nisma pra siç u tha në fillim është quajtur si Minishemgeni Ballanik dhe pioner të saj perveç Fatmir Sejdiut ish President i Republikës së Kosovës ishin edhe Bamir Topi ish President i Republikës së Shqipërisë, Filip Vujanoviç ish President i Malit të Zi dhe Gjorge Ivanov ish President i Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2021 pioner të Minishengenit tanimë Ballkanit të hapur janë Aleksandar Vućic President i Serbisë, Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë dhe Zoran Zaev ish Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Ish Presidenti Fatmir Sejdiu kur e ka prezantuar në opinion nismën për Minishengenin Ballkanik i njejti ka sçaruar se temë bosht e saj ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe e mallrave në këtë pjesë të Evropës.
Andaj siç ishte shprehur ky i fundit “Sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese në plan më të gjerë”ka thënë Sejdiu. I njejti më tej ka shtuar se: Me idenë e tij në kohën kur është biseduar, nuk është biseduar për një mini-shengen si formacion, por për mundësitë e liberalizimit të kufijve mes vendeve të këtij rajoni, duke pasur parasysh një qarkullim më të mirë dhe pa pengesa rreth formaliteteve që kërkoheshin.
Ne vitin 2021 riaktualizohet tema e Minishengenit Ballkanik duke u riemeruar e njejta si Ballkani i Hapur. Kjo nismë e bashkëpunimit rajonal është thënë se ka për qëllim hapjen e vendeve për tregti të lirë dhe qarkullim në mes të vende të Ballkanit Perëndimor lirshëm dhe pa barriera kufitare. Tre shtete Ballkanike si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut ishin bërë pjesë e kësaj nisme. Pjesmarrjen në të e ka refuzuar Republika e Kosovës duke e quajtur atë si të dëmshme dhe të rrezikshme për interesat e saj dhe të qytetarëve të Republikës. Dhe nëse kjo është me të vërtetë kështu parashtrohet pyetja logjike e ajo është kjo: Pse një intelektual nga Kosova si Fatmir Sejdiu ka qenë ideatori i nismës kontraverze Minishengeni ballkanik. Më tej ajo që më intereson jo vetëm mua por edhe shumicën e shqiptarëve të rajonit është edhe kjo: Se pse shqiptarët janë nismëtar të projekteve të dëmshme dhe të rrezikshme për kombin dhe për dy shtetet shqiptare. Dhe për fund do të pyes se Kur ne shqiptarë do të jemi ideatorë të nismave dhe projekteve që do të jenë në interesin dhe në favorin tonë si komb. Më parë dëmtuesit e kombit shqiptarë ishin njerëzit me përgatitje të ulët shkollore tani me vetëdije apo pa te këta janë edhe disa intelektual shqiptarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com