Pseudo-intelektuali digjital mbijeton në ekran, por jo në kujtesën e lexuesit, dhe
postulatet e huazuara nuk i japin asnjë peshë mendimit të tij. Neurologjia beogradase
mund të analizojë deformimet, por nuk mund të shërojë mungesën e ndërgjegjësimit
dhe integritetit kulturor

Nga Mr. Eset Shaqiri, teolog

Në kohët e fundit, në hapësirën tonë publike po shfaqet një specie e re: kuazi-
intelektuali digjital. Ai nuk lind nga leximi, as nga përvoja mendore, as nga mundimi i
gjatë i gjuhës dhe i mendimit, por nga nevoja patologjike për dukje. Është një figurë që,
pasi është lexuar mjaftueshëm përmes pacavurave të veta të botuara në format
pseudo-librash, tashmë përpiqet të rishfaqet në skenë duke pozuar si filozof antik: me
portret të menduar, me citate të shkurtra, me “postulate” që nuk kanë as histori, as
kontekst, as autorësi të vërtetë. Dhe këto arna i postojnë nëpër fb-at e veta dhe presin
nëse po ua huazon dikush!
Këto postulate nuk janë fryt i mendimit, por mbeturina algoritmike. Ato janë të
shkëputura nga shkrime të gjeneruara prej inteligjencës artificiale, të cilat këta individë i
paraqesin si reflektime personale. Pastaj vjen rituali i dytë: urdhri social. Miq, shokë,
xhemat e mahlukë thirren të komentojnë, të bëjnë “like”, të prodhojnë iluzionin e
rezonancës mendore. Nuk kemi të bëjmë me dialog, por me koreografi narcisiste, të
mendjes së kuruar dikur nëpër zyret e UDB-së e sot nëpër neuropsikiatritë beogradase.
Ironia është se këta pseudo-intelektualë harrojnë një fakt elementar: gjurmët. Letra
shqipe i mban mend. Tekstet paçavura të tyre të mëhershme flasin ende. Dhe nga ato
gjurmë ata shquhen qartë si analfabetë funksionalë, si snobë me ambicie filozofike, por
me tru të atrofizuar. Postulatet e tyre “bashkëkohore” nuk korrespondojnë askund me
atë që kanë shkruar dikur. Diskontinuiteti nuk është evolucion; është zbrazëti.
Në të vërtetë, kjo dukuri nuk është as e re, as e pafajshme. Ajo shfaqet sa herë që
mendimi humb përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe ndaj gjuhës. Kur leximi zëvendësohet
nga pozimi, kur mendimi zëvendësohet nga citati, kur reflektimi zëvendësohet nga
algoritmi, atëherë kemi të bëjmë me një krizë të thellë epistemike. Inteligjenca artificiale,
në këtë rast, nuk është shkaku, por alibia. Ajo shndërrohet në patericë për mendje të
lodhura, në maskë për paaftësi krijuese.

Dhe këtu hyn në lojë ajo që, me një sarkazëm të hidhur, mund ta quajmë neurologjia
beogradase e këtij fenomeni: një mendësi e deformuar, e trashëguar nga kultura e
simulimit, ku dukja vlen më shumë se përmbajtja, ku autoriteti imitohet, por nuk
ndërtohet, ku mendimi nuk zhvillohet, por kopjohet. Një neurologji që nuk shërohet as
me ndërhyrje shkencore, sepse problemi nuk është biologjik, por etik dhe kulturor. Truri
nuk u është dhënë për të menduar, por për të ricikluar klishe. Ky është prototipi i atij
pseudo-intelektuali i cili, ndonëse analfabet funksional, reagon kësisoj sa herë që rri për
ndonjë kafe të rastësishme me “akademikë”!
Sa të mjerë janë këta mashtrues publikë, jo sepse përdorin inteligjencën artificiale, por
sepse fshihen pas saj. Sa idhnakë me Zotin, jo sepse nuk u ka dhënë “kapacitetin e
trurit të kombit”, por sepse u ka dhënë mundësinë e mendimit dhe ata e kanë
shpërdoruar. Dhe as neurologjia beogradase, me gjithë traditën e saj të errët të
deformimeve mendore, nuk ua shton vlerë këtyre raste: sepse këtu kemi të bëjmë me
varfëri shpirtërore, jo me defekt mendor.
Në fund, koha i nxjerr jashtë loje. Mendimi i rremë është gjithmonë i përkohshëm.
Postulatet pa rrënjë treten shpejt. Ndërsa fjala e vërtetë, edhe kur është e heshtur,
mbetet. Dhe kjo është diferenca e pakapërcyeshme mes intelektualit dhe imituesit të tij
digjital.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com