Paris Saint-Germain ka hapur zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratave me Ousmane Dembélé (28) dhe Bradley Barcola (23).

Lajmi raportohet nga gazetari Fabrice Hawkins, i cili thekson se kampionët e Francës duan të sigurojnë të ardhmen e dy sulmuesve pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

PSG synon jo vetëm t’i shpërblejë lojtarët për kontributin e tyre vendimtar në sezonin e kaluar, të mbyllur me tripletë trofesh, por edhe të mbrojë klubin nga interesimi i madh i skuadrave të tjera europiane.

Veçanërisht Barcola ka qenë në radarët e disa gjigantëve, me Liverpoolin dhe Bayern Munichun që u lidhën me një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Megjithatë, situata më delikate lidhet me Dembélén. Sipas Foot Mercato, fituesi aktual i Topit të Artë pritet ta refuzojë ofertën që PSG po përgatit për rrethin e tij të afërt. Edhe pse kampionët e Europës dëshirojnë ta mbajnë ish-lojtarin e Barcelonës në “Parc des Princes”, ekziston frika se klubi do të detyrohet të thyejë strukturën aktuale të pagave për shkak të statusit të ri dhe rëndësisë që ka marrë sulmuesi pas fitimit të çmimit më prestigjioz individual.

Negociatat janë ende në fazat fillestare, por PSG përballet me vendime të mëdha strategjike, teksa synon të ruajë stabilitetin financiar pa humbur yjet kryesore të projektit sportiv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com