Një dokumentar i ri me video nga grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit, e cila ndodhi më 19 tetor 2025, pritet të publikohet, ndërsa misteri që rrethon fatin e bizhuterive të vjedhura mbetet ende i pazgjidhur.

Sipas Le Parisien, në fragmente nga videoja, e cila do të shfaqet në emisionin Sept à Huit, njëri nga autorët e krimit mund të shihet duke u përpjekur të thyejë vitrinën duke përdorur një send, por edhe duke goditur xhamin me grushte për të kapur bizhuteritë.

I veshur me një jelek të verdhë dhe me të zeza, ai më pas shkon drejt bashkëpunëtorit të tij për ta ndihmuar të çmontojë një vitrinë të dytë në mënyrë që të heqë marrë sende të tjera të vlefshme.

Tre muaj pas grabitjes, katër anëtarët e dyshuar të grupit janë në paraburgim, por bizhuteritë mbeten të pagjetura. Askush nuk e di nëse ato janë të fshehura në një kasafortë jashtë vendit, në një vendstrehim në Francë apo edhe në fund të Senës.

“Qëllimi ynë kryesor mbetet rikuperimi i bizhuterive”, theksoi prokurorja e përgjithshme e Parisit, Laure Bekou.

Në të njëjtën kohë, prokurorja tha se hetuesit po i mbajnë të gjitha mundësitë hapura sa i përket fatit të bizhuve. “Nuk kemi asnjë tregues se bizhuteritë kanë kaluar kufirin”, vuri në dukje ajo, duke shtuar, megjithatë, se “asgjë nuk mund të përjashtohet”.

Hetuesit ende nuk e dinë nëse grabitja ishte e urdhëruar. “Kjo është një mundësi që po shqyrtohet, por nuk mund të konsiderohet më e mundshme se çdo tjetër”, tha prokurorja, duke shtuar se autoritetet po shmangin çdo paragjykim në lidhje me motivet e autorëve.

“Nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit. Do të duhet aq kohë sa të jetë e nevojshme”, përfundoi ajo./TCH

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com