Ejup Berisha

Qytet i sigurtë apo Safe City siç po e lexoni në titullin e këtij shkrimi duhet patjetër të zbatohet sepse zbatimi i tij do të thotë jetë e sigurtë apo Safe Live për ne qytetarët. Qytet i sigurtë pra don të thotë siguri më e madhe apo jetë të ruajtura të qytetareve në komunikacionin disa vite të trazuar ku shumica e vozitësve të makinave janë qu peshë apo janë të pamëshirshëm ndaj sigurisë fizike por edhe ndaj jetëve të qytetarëve. Prandaj patjetër duhet të ketë ligje strikte për të siguruar rend dhe rregull në komunikacion. Kjo duhet të ndodhë patjetër sepse me plot përgjegjsi themë se ne këtu te ne
KEMI KAOS ne komunikacion. Askush nuk duhet dhe nuk ka të drejtë ta pengon hyrjen në fuqi të ligjeve që sigurojnë rend dhe rregull në shtet e parasegjithash të atyre ligjeve që ofrojnë apo sigurojnë siguri fizike dhe ruajtje të jetëve të qytetarëve. Qytet i sigurtë është dashur të zbatohet qysh më herët e jo shumë gjatë kohë të lejohej humbja e jetëve të shumë qytetarëve në komunikacion. Ne e dimë shumë mirë se nëpër rrugët tona ka rrezikim të nivelit të lartë të sigurisë fizike dhe të jetëve tona si qytetarë. Pra në
për rrugët dhe rrugicat e qyteteve dhe fshatrave të Republikës tonë kemi zbatim të vetvullnetit të skajshëm nga ana e vozitësve të makinave e jo rrspektim të dispozitave ligjore. Kjo duhet të merr fund sa më parë dhe sa më shpejtë që ështëe mundur. Por vlersoj se kë
tu në RMV zbatimi i të.gjitha ligjeve duhet të bëhet në mënyrë të barabartë pa e diskriminuar asnjë qytetarë, apo ligjet duhet të vlejnë njejtë për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Nëse Qyteti i sigurtë zbatohet për të gjithë qytetarët në më
nyrë të barabartë atëher ai sa më shpejtë duhet të hyn ne fuqi dhe të zbatohet pa kurrfar shtyerjesh dhe kushtezimesh qysh nesër. Nëse zbatohet praktika që përmes zbatimit të Qytetit të sigurtë të ndëshkohen më shumë vetëmse pjestarët e disa bashkësive etnike e pjestarët e një bashkësie etnike të ndëshkohen më lehtë apo edhe të njejtët të përjashtohen nga zbatimi i tij atëherë këtu në këtë çështje duhet të vehet kushti për hyrjen në fuqi të ligjeve të njohura si Qytet i sigurtë apo Safe City. Ne kemi mjaft shembuj ku qytetarët shqiptar janë të diskriminuar në zbatimin e ligjeve e më së shumti në sferën e shqiptimit të masave ndëshkuese apo dënimeve që dalin si pasojë e shkeljeve të ligjeve këtu në shtetin tonë. Kështu nëse një pjestar i bashkësisë etnike që veten e llogaritë dominante për shkelje të një dispozite ligjore apo të disa dispozitave ligjore dënohet me 6 muaj burg pjestari i bashkë
sisë etnike shqiptare për të njejtat shkelje dënohet disa herë më shumë dhe më rëndë. Pra mendoj se këtu në këtë çështje duhet të vendoset theksi i takimit të liderëve politik që do të zhvillohet sot këtu në vendin tonë e jo të ketë hamendje se a duhet të ketë ligje që sigurojnë dhe garantojnë siguri fizike dhe ruajtje të jetëve të qytetarëve apo të atyre masave ligjore që sigurojnë dhe garantojnë rend dhe rregull në kimunikacion.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com