Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është drejtuar me një letër të hapur kryministrit në detyrë, Albin Kurti për një nga projektet më të rëndësishme të kësaj komune, Unazën e Prishtinës.
Rama ka thënë se për katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qëndror.
Rama ka thënë se Kurti gjatë fushatës ka bërë thirrje thirrje për zhbllokimin e Unazës së Prishtinës duke e pranuar rëndësinë e saj strategjike dhe kombëtare.
“Gjatë fushatës zgjedhore, ju publikisht keni bërë thirrje për zhbllokimin e Unazës së Prishtinës, duke e pranuar rëndësinë e saj strategjike dhe kombëtare. Sot, pas shprehjes së qartë të vullnetit demokratik të qytetarëve të Prishtinës, ekziston edhe mandati institucional për ta çuar këtë projekt përpara pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar mes tjerash Rama në postimin e bërë në Facebook.
Ai thekson se nga ky projekt rrezikohen të humbin 82.4 milionë euro të pakthyeshme.