Si do të përcaktohet përkatësia etnike në punësim me përfaqësim të drejtë, pyeti deputeti Skënder Rexhepi pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sipas të cilit, siç theksoi, nuk do të ketë deklarim për përkatësinë etnike. Pyetjen ia drejtoi kryeministrit Hristijan Mickoski, duke thënë se me këtë nuk ekziston mënyrë për të përcaktuar gjendjen faktike se sa të punësuar ka nga komunitetet tjera etnike.

“Në lidhje me përfaqësimin e drejtë, duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku nuk detyrohet qytetari të deklarohet sipas përkatësisë etnike, pra përkatësia etnike nuk figuron në asnjë dokument. Kështu, përkatësia etnike nuk përcaktohet askund, si ju si kryeministër, apo si ministrat dhe drejtorët përkatës, si do ta përcaktoni përkatësinë etnike të të punësuarve ku ju jeni përgjegjës”, tha Skender Rexhepi, deputet i LP-së.

Kryeministri Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë vendimet e Kushtetueses, por u përgjigj se në punësim kyçi do të jetë cilësia e kuadrove dhe jo përkatësia etnike, dhe i tërhoqi vëmendjen Rexhepit se vazhdimisht i etnizon pyetjet e tij. Ai gjithashtu theksoi se Ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe është vlerësuar pozitivisht edhe nga Komisioni i Venecias.

“Absolutisht mbahet parasysh përfaqësimi i drejtë, unë jam garant personal dhe e kam thënë këtë më parë. Absolutisht mund t’ju bind se cilësia e njerëzve, pa marrë parasysh nga cila përkatësi etnike vijnë, duhet të jetë kyçe dhe prioritet dhe kjo është praktikisht një vlerë themelore kushtetuese dhe pjesë e rezolutave dhe konventave ndërkombëtare”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Skender Rexhepi gjithashtu e ngriti pyetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë kyçe për vazhdimin e rrugës evropiane. Për këtë, Mickoski u përgjigj se mbetet në qëndrimin e tij se deri sa të mos marrë garanci që nuk do të ketë bllokime të mëtejshme, që mohim i identitetit dhe gjuhës maqedonase të ndalet dhe që komuniteti maqedonas të marrë të drejtat në Bullgari, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com