Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin Click Plus në TV21 foli edhe për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Ademi tha se rezultati i arritur në zgjedhjet e 11 janarit ishte i pritur për koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim. Mes tjerash Ademi tha se AKI-it që nga 19 tetori e deri dje i është bërë me hile.

“Diferenca ka qenë shumë e madhe që në rrethin e parë më 19 tetor. Na është bërë me hile që nga ajo ditë e deri më tani. Në shumë dimensione ka qenë hileja, në radhë të parë në aspekt të sabotimit dhe mos arritjes së censusit”, deklaroi Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Tutje Ademi theksoi se më 11 janar u konfirmua legjitimiteti.

“U konfirmua edhe një herë legjitimiteti i popullit, dhe është një tregues se cili është disponimi i qytetarëve në nivel shteti”, u shpreh Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com