Nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles informuan se po kryhet obduksion me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Më 25 janar, në ora 22:30, në stacionin policor të Kavadarcit është raportuar se në banesën e tij në fshatin Vozarci, Kavadarci, ka ndërruar jetë S.P., 24 vjeç, nga i njëjti fshat.
Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës – Kavadarci ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, njoftoi SPB – Veles.
Mgid