Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli portugez ka arritur shifrën e 958 golave në karrierë, duke vendosur edhe një rekord të ri historik.

Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë dhe nivelit të jashtëzakonshëm që ka ruajtur ndër vite.

Me fanellën e Al Nassr, në Arabinë Saudite, 39-vjeçari numëron 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje. Goli i fundit, i 958-ti në karrierë, u realizua nga penalltia në minutën e 81-të të ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma.


Megjithatë, goli i Ronaldos nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Al Nassr, që u mposht në shtëpi me rezultat 2:1 nga Al Qadsiah, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të.

Pas kësaj jave, Al Nassr mban vendin e dytë në renditje me 31 pikë, katër më pak se lideri Al Hilal.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com