Pas rreshjeve intensive që kanë vijuar që prej ditës së martë, kanë bërë që prurjet në lumin Vjosë këtë të enjte, të tejkalojnë nivelin 9 metra, duke shkaktuar kështu përmbytje të tokave dhe dëme në banesa pranë zonave të rrezikut.

Për Euronews Albania kanë folur disa nga banorët e Novoselës, të cilët shfaqen të shqetësuar lumi Vjosë të dalë nga shtrati dhe shkakton përmbytje për shtëpitë e tyre.

“Nuk e kemi parë asnjëherë si kësaj radhe. Edhe nëntorin që kaloi ishte kritike, por kësaj radhe është akoma dhe më kritike. Unë banoj këtu në fshatin Fitore dhe kamë parë peripeci çdo kohë. Do filloj të marrë masat, s’kam çfarë të bëjë, ku të vetë? Në dorë të perëndisë jemi tani”, është shprehur një banor i fshatit Fitore.


Sipas një banori tjetër, situata është e vështirë nga puna e dobët që është bërë më parë.

“Kjo argjineraturë duhej të bëhej matan, ku mbaron ura, jo në mestë të urës. Çdo qeveri që të vijë, kjo duhet të prishte që mos të mbytemi. Nuk kam frikë, pse të kemi frikë”, është shprehur një burrë për situatën e mundësisë për përmbyjte.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com