Kuvendi miratoi Ligjin për projektin “Safe City” me 81 vota “për”. Për ligjin votuan deputetët e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM, partia Levica, si dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri.

Sipas ligjit të miratuar, nga data 1 shkurt do të hyjnë në fuqi kamerat e sigurisë, të cilat do të funksionojnë vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Ligji nuk u mbështet nga deputetët e BDI-së dhe të koalicionit AKI, të cilët votuan kundër./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com