I ftuar në Click Plus, kryetari i komunës së Çairit foli edhe për “Safe City”, që siç tha, si projekti është duke i dhënë efektet si i tillë ia vlen. Mexhiti tha se në të ardhmen mund të ketë lehtësim të masave, që siç tha, qytetarët do të jenë më të kujdesshëm dhe nuk do të ketë nevojë për masa rigoroze.

“Qëllimi final nuk është që të dëmtohen qytetarët, por pikërisht të ketë rregulla dhe të shpëtohen jetë njerëzish. Asgjë nuk është ideale. Me kalimin e kohës kur qytetarët do të jenë më të vetëdijshëm, do t’i respektojnë me shume rregullat atëherë do të ketë më pak nevojë për masa rigoroze”, tha Izet Mexhiti.

E sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, Mexhiti tha kanë reaguar dhe se ajo duhet të implmenetohet deri në fund.

“Nuk është sistemi i implementuar, është provë. Duke e përgatitur që të futet sistemi do të funksionojnë të gjitha”, deklaroi Mexhiti në Click Plus.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com