Një sasi e madhe kokaine është zbuluar dhe sekuestruar nga policia në Shkup. Siç raporton Tetovasot, më 31.12.2025 rreth orës 14:30, në fshatin Gorno Koliçan, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup kanë ndaluar një automjet të tipit “BMW X5” me targa të Shkupit, të drejtuar nga I.E. (26) nga Shkupi.

Për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, automjeti është sekuestruar për kontroll të detajuar. Më 01.01.2026, pas sigurimit të urdhrit gjyqësor, policia në koordinim me Njësinë për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, si dhe me zyrtarë të Drejtorisë së Doganave dhe një qen zyrtar, kanë kryer bastisje në automjet.

Gjatë kontrollit, në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 kilogramë kokainë. I dyshuari I.E. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com