Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga AKI-ja, Isen Shabani, ka shprehur falënderimet e tij ndaj rinisë së fshatit Gradec për mbështetjen dhe besimin e dhënë në vizionin e tij për komunën.

“Mbështetje e jashtëzakonshme, energji që nuk ndalet dhe besim i plotë në vizionin tonë. Faleminderit rinia e fshatit Gradec. Së bashku drejt Fitores së Madhe,” tha Shabani, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procesin zgjedhor dhe në zhvillimin e komunitetit.

Ai nënvizoi se bashkimi i qytetarëve dhe mbështetja e rinisë janë çelësi për të arritur ndryshimet e pritura dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Vrapçishtin.

 


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com