Mbrëmjen e djeshme, një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

ADVERTISING

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com