Shfuqizimi i qeverisë teknike sipas LSDM-së do të thotë goditje direkte mbi mundësinë për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kjo sipas tyre po bëhet me qëllim që të mos zbulohet krimi dhe korrupsioni nëpër institucione. Përmendin siç i quanin ata skandalet me programin IPARD 3, arrestimin e një drejtori nga VMRO dhe keqpërdorimin e fondeve evropiane. Qeveria ka vendosur kontroll mbi prokurorinë, po bën presion mbi këshillin gjyqësor dhe po bëhen ndryshime të kodit penal për shpëtim të funksionarëve aktual, thotë sekretari i pëërgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Dimitrijeviq.

– Advertisements –

“Qeveria teknike duhet patjetër të ngelet. Ky është shansi i vetëm dhe përpjekja e vetme për kushte minimale për zgjedhje të drejta. Duan ta shfuqizojnë qeverinë teknike sepse nuk duan që opozita të hyjë nëpër ministri, që të mos shihet se çfarë kanë bërë me harxhimin e parave të qytetarëve. Opozita doemos duhet të hyjë në qeverinë teknike dhe të përpiqet të sigurojë pak kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, deklaroi Aleksandar Sasha Dimitrijeviq – Sekretar gjeneral i LSDM-së. /Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com