Një shofer ka dëmtuar sot një rrugë në Tetovë duke lëshuar materiale të ndryshme gjatë qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.
Rasti është denoncuar nga gazetari i portalit TS, i cili ka dokumentuar gjendjen reale të rrugës. Në pamje vërehen materiale të shpërndara në asfalt, të cilat mund të shkaktojnë rrëshqitje të automjeteve dhe aksidente, veçanërisht për motoçiklistët dhe automjetet me shpejtësi më të madhe.
Sipas informatave fillestare, Policia e Tetovës pritet të ndërmarrë masa ndaj shoferit përgjegjës, në përputhje me ligjin, për ndotjen dhe dëmtimin e infrastrukturës rrugore, si dhe për rrezikimin e sigurisë publike.
Qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë nga institucionet për pastrimin e rrugës dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.