Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi R. R., 26 vjeç u arrestua pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi N. U., 21 vjeç i cili ishte pasagjer në automjet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com