Shpend Ameti është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe koalicioni VLEN mbi arsyet e shkarkimit, por sipas informatave jozyrtare, vendimi lidhet me përplasjet politike brenda degës lokale të Lidhjes Demokratike (LD-së) në Tetovë.

Shpend Ameti siç mësohet ka refuzuar që të hapet një konkurs për punsime ku do të punësoheshin më shumë maqedonas se sa shqiptar.

Gjithashtu, vlen të theksohet se gjatë periudhës së tij të shkurtër në krye të Qendrës, Shpend Ameti arriti të modernizojë institucionin, duke e kthyer në një qendër shëndetësore me të gjitha kushtet moderne dhe duke krijuar një staf të përpiktë në shërbim të qytetarëve.

Në vend të Shpend Ametit do të jetë Shaqir Zulbeari!/TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com