Vullkani më aktiv i Indonezisë shpërtheu të mërkurën në mëngjes, duke hedhur një kolonë hiri vullkanik deri në 1.600 metra mbi majën e malit.

Shpërthimi herët në mëngjes i Merapit, i vendosur në provincën e Sumatrës Perëndimore, u regjistrua në një sizmogram me një amplitudë maksimale prej 28,6 milimetrash dhe një kohëzgjatje prej rreth 31 sekondash, raportoi agjencia shtetërore Antara News, duke cituar oficerin e PGA-së Ahmad Rifandi në Padang.

“Shpërthimi ishte ende në vazhdim kur u bë raporti”, ka thënë Rifandi.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme në infrastrukturë.

Mali Marapi është aktualisht në statusin e Alarmit ose Nivelit II pasi autoritetet kanë ndaluar publikun, turistët dhe vizitorët të angazhohen në aktivitete brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga qendra e aktivitetit.

Ndërsa autoritetet paralajmëruan gjithashtu për kërcënimin e mundshëm të lavës së ftohtë, veçanërisht për komunitetet që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga maja e malit Marapi.

Merapi, me lartësi prej 2.891 metra, ndodhet në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet prej kohësh ua kanë ndaluar banorëve dhe turistëve të ecin në këmbë brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga krateri i tij.

Ai është një nga afërsisht 130 vullkanet aktive në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit – një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik në Oqeanin Paqësor. /AA/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com