Grupet terroriste të PKK/YPG që veprojnë nën emrin SDF hapën zjarr ndaj civilëve që përpiqeshin të largoheshin nga lagjet e banimit në qytetin Halep në veri të Sirisë, raportuan mediat siriane të mërkurën, transmeton Anadolu.

Televizioni Alikhbariya tha se terroristët e SDF-së qëlluan në një përpjekje për të parandaluar civilët të largohen nga lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh.

Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA) tha se terroristët e SDF-së po pengojnë banorët të cilët kërkojnë të largohen nga dy lagjet dhe të arrijnë korridoret humanitare të njoftuara nga ushtria siriane.


Sipas SANA-s, korridoret ndodhen në zonën Al-Awarid dhe Rrugën Zuhur dhe janë caktuar për të lejuar daljen e sigurt të civilëve mes sulmeve të SDF-së.

Mbrojtja Civile Siriane tha më parë se ka evakuuar 850 civilë nga Halepi që nga ora 12:30 sipas orës lokale, duke përmendur përkeqësimin e kushteve humanitare dhe bombardimet nga SDF-ja.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com