Në mesin e rreth 20 protestuesëve të shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici pas protestës së Partisë Demokratike, është dhe një djalë i moshës 10-vjeçare.

I mituri është filmuar teksa është lidhur me pranga së bashku me një polic dhe futet brenda makinës së policisë për tu dërguar në komisariat. Gjatë këtij momenti, 10-vjeçari i lutet efektivëve të mos e dërgojnë në polici.
Kjo ngjarje ka sjellë dhe reagimin e gazetares Ermelinda Hoxha dhe të deputetes së Partisë Demokratike Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur vijën e kuqe morale dhe shtetërore duke treguar forcën me të miturit e duke ngritur një regjim që mbahet në këmbë prej frikës.

Edi Rama ka sjellë policinë kundër opozitës dhe ka arrestuar një fëmijë 10-vjeç. Kjo nuk është më as gabim, as teprim – është kalim i vijës së kuqe morale dhe shtetërore. Një pushtet që prek fëmijët për të treguar forcë, ka humbur çdo legjitimitet politik dhe njerëzor. Kur shteti trembet nga qytetarët dhe shfryn mbi më të pambrojturit, kemi të bëjmë jo me qeverisje, por me regjim të frikës. Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti në grahmat e fundit. Kete bejne vetem ne Iran”, shkruan Topalli.

Reagimi ka gjithashtu i ashpër dhe nga ana e gazetares Hoxha, e cila e konsideron të gjithë këtë ngjarje të turpshme, shoqëruar dhe me videon.

“Si su vjen turp! Ca policie jeni ju qe shoqeroni nje femije te mitur protestues. Dhe ne kete lloj forme. Ku jane shoqata e mbrojtjes se femijeve. Turp!”, shkruan gazetarja.

Protesta e mbrëmjes së sotme e thirrur nga Partia Demokratike, për shkak të molotovëve, gazit lotsjellës, dhunës e hedhjes së gurëve, përfundoi me bilancin, rreth 11 efektivë e 4 qytetarë të lënduar e rreth 20 persona të shoqëruar në polici.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com