Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se në periudhën e fundit është vërejtur shfaqja e sulmeve karrem që kryhen përmes SMS-ve të rreme, postës elektronike, ueb-faqeve dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Mesazhet e rreme gjoja dërgohen nga Departamenti për automjete motorike si njoftim nga sistemi “Qytet i Sigurt” dhe në to është vendosur një link i rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen që të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të supozuar në trafik.

MPB u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta dhe asnjëherë të mos ndajnë të dhëna personale, siç janë numrat e kartelave bankare.

Njoftimet SMS për kundërvajtje të kryer duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”.

Në tekst patjetër duhet të përmbajnë shenjën e regjistrimit të automjetit që ka kryer kundërvajtjen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com